Shënohen mbi 4 mijë viktima nga koronavirusi në Suedi, ku numri i të vdekurve në raport me popullsinë është ndër më të lartët në Europë, por mbetet shumë më i ulët se në Spanjë dhe Britaninë e Madhe.Me 384 infektimet e reja në 24 orët e fundit, numri total i të prekurve shkon në 33.843.

Ndërkohë me 31 viktimat e shënuara në orët e fundit, shkon në 4.029, numri total i të vdekurve qysh nga nisja e pandemisë.Suedia ishte ndër të paktat shtete që nuk izoloi vendin, duke u mjaftuar vetëm me këshillime. Shkollat dhe lokalet mbetën hapur gjatë gjithë periudhës, por u këshillua distanca sociale.Daily Telegraph online, duke cituar sajtin Our Wrld in Data, shkruan se Suedia ka pasur 6.08 të vdekur për një milion banorë, në një mesatare prej shtatë ditësh nga 13 deri në 20 maj.

Ndërkohë në Britaninë e Madhe kjo shifër për të njëjtën kohë është përllogaritur 5.57, në Belgjikë 4.28 dhe në SHBA 4.11.Megjithatë ky nivel vdekshmërie i lartë në Suedi, është shënuar vetëm gjatë javës së fundit.Këto shifra vijnë nga një popullsi prej rreth 10.5 milionë banorësh.