Në Britaninë e Madha në 24 orët e fundit ka pasur një rritje të viktimave nga koronavirusi. Sot janë regjistuar 739 të vdekur, 65 më shumë se një ditë më parë ku ishin 674 viktima.

Në total numri i viktimave të koronavirusit ka shkuar në 27 510 ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Ndwërsa numri total i ëw infektuarve nga koronavirusi ka shkuar 177,454 persona. Britania e Madhe është e treta në botë, pas SHBA-së dhe Italisë për numrin e viktimave të shkaktuara nga COVID-19.

Nje ditë me parë kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson deklaroi se vendi po e kalon “kulmin” e pandemisë, ndërsa premtoi se javën që vjen do të paraqesë një strategji të daljes nga izolimi.