Ronaldo ushtron me djalin e vet në kopsht: “Lumturia mbi të gjitha” Cristiano Ronaldo mund të jetë ende i izoluar por kjo nuk e ka ndalur t’i vazhdojë ushtrimet para rikthimit në fushë. Ai madje e ka gjetur një bashkëlojtar për t’i ndihmuar me këtë. Sulmuesi i Juventusit u rikthye në Itali javën e kaluar, pasi e kishte kaluar kohën e karantinës në Madeira, ku kishte stërvitur në klubin lokal për ta ruajtur formën fizike, transmeton Gazeta Express.

Ai u rikthye në Torino të mërkurën e kaluar dhe u fut menjëherë në vetizolim për 14 ditë duke mos qenë në gjendje t’i bashkohej ekipit i cili është rikthyer në stërvitje para rifillimit të sezonit në Serie A. Në përpjekje për të mos u dekurajuar nga pritja për t’iu kthyer punës me skuadër Ronaldo i ka vazhduar ushtrimet në kopshtin e vet. Atij i ka ndihmuar i biri, Cristiano Jr, për të stërvitur me topin në përpjekje për të mos e humbur ndjesinë e futbollit. Ronaldo e ka postuar një video nga stërvitja me të birin në rrjetet sociale. “I ati në vend. Lumturia mbi të gjitha”, shkroi Ronaldo.