Bayern Munchen ka fituar me rezultatin 0-2 ndaj Union Berlinit në ndeshjen e parë pas rikthimit të Bundesligës. Skuadra bavareze ka marrë 3 pikë me vlerë, pasi vazhdojnë kryesimin e kampionatit.

Një ndeshje e dominuar nga skuadra kampione e Gjermanisë e cila festoi me nga një gol në çdo pjesë. Sinjalet e para i dha Thomas Muller që gjeti golin në minutën e 19′, por rrjeta e tij u hoq nga ndërhyrja e VAR-it.Goli i avantazhit u shënua nga Lewandowski në minutën e 40′. Ai gjeti golin e 40-të në kampionat pas një penalltie të shënuar. Pjesa e parë u mbyll me një rezultat të tillë, ndërsa në të dytën mendoi Pavard të mbyllte llogaritë.

Mbrojtësi francez gjeti rrjetën në minutën e 80′ pas një asisti të Kimmich. Bayerni vazhdon kryesimin me 58 pikë, 4 më shumë se Borussia Dortmundi e vendit të dytë.