Porto Romano, si një vatër kanceroze gjysmë shekullore do të transformohet në një park të madh publik të Durrësit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot detaje nga ky projekt transformues për qytetin bregdetar

“MIRËMËNGJES, me projektin e Parkut të Madh të Durrësit që do të zerë vendin e vatrës gjysëm shekullore kanceroze të plehrave në Porto Romano”, shprehet Rama. Ai thekson se në këtë zonë nuk do të ketë më mbetje ku do të depozitohen për t’u përpunuar në impiantin modern të Sharrës sipas modelit të certifikuar nga BE. Ky projekte, sipas Ramës do të realizohet në më pak se një vit .

“Në 1 qershor të 2021 do të jetë festa më e madhe që kanë parë kalamajt ndonjë herë në historinë e Shqipërisë këtu me parkun e ri të Durrësit”, është shprehur Rama gjatë një inspektimi në Porto Romano. Në këtë park do të ndërtohen ambiente sportive ku do të ketë 3 fusha basketbolli, 1 fushë mini-futbolli dhe 2 fusha tenisi.