Kryeministri Rama tha se brenda 2 muajve do të rinisë procesi i rindërtimit me shtëpitë individuale dhe në vjeshtë me ndërtimin e lagjeve të reja. Gjithashtu do të rinisin dhe projekte infrastrukturore të lëna përgjysmë si pasojë e covid, si aeroporti i Vlorës, aksit rrugor Milot-Thumanë, Rrogozhinë-Fier, hekurudhës Tiranë -Durrës dhe finalizimin e programit të rindërtimit të aeroportit të Sarandës.

“Jemi në hapat e fundit të proceseve përgatitore të rindërtimi dhe në 2 muajt e ardhshëm do të jemi në kantierët e shtëpive të reja individuale, shkollave dhe kopshteve dhe qendrave të reja shëndetësore. Në vjeshtë do të jemi në kantieret e mëdha ndërtimit të lagjeve të mëdha si Tiranë e Durrës, Krujë e Laç, Vorë etj. Do të jenë një transformim i jashtëzakonshme për ato zona. Uroj që në vjeshtë të kemi mbyllur dhe proceset e ndërprera nga covid të aeroportit të Vlorës, aksit rrugor Milot-Thumanë, Rrogozhinë-Fier, hekurudhës Tiranë -Durrës dhe finalizimin e programit të rindërtimit të aeroportit të Sarandës, së bashku me tunelin e Llogorasë dhe të fazës përmbyllëse të rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Brenda 3 muajve të ardhshëm do të kemi nisur në terren punë për Shëngjin-Velipojë, Orikum-Dukat, Vlorë-Radhimë-Orikum me një impkat të rëndësishëm social në komunitet”, tha Rama.