Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe njëherësh kryetarja e Komiteti Teknik AntiCOVID i është përgjigjur akuzave të PD se ky komitet është politik dhe në shkelje të ligjit. E ftuar në “Repolitix” në Report Tv, Rakacolli tha se ky komitete është ngritur që më 31 janar kur OBSH e shpalli COVID-19 emergjencë botërore dhe se është ngritur në përputhje me ligjet e vendit. Rakacolli tha se ky komitet është tërësisht teknik dhe me ekspertë dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën, prandaj akuzat si komision politik nuk qëndrojnë.

“Ky komitet teknik nuk është në shkelje të ligjit sepse krijimi i këtij komiteti është bërë në bazë të ligjeve. Ministria e Shëndetësisë ngre organe kolegjiale këshilluese të ndryshëm dhe kjo përcaktohet në ligj. i tillë është edhe ky komitet teknik i antiCovid, nuk është komitete politik, por një komitet teknik ekspertësh nga më të mirët dhe kam kënaqësi që punoj me ta. Ishte kur OBSH më 31 janar e shpalli covd-19 si emergjencë botërore. Atëherë u ngrit menjëherë komiteti për të marrë masat dhe ndjekur dinamikën e situatës në botë”, tha Rakacolli.Në lidhje me testet serologjike, Rakacolli tha se fillimisht kjo u është bërë stafit mjekësor si shtresa më e prekur dhe e rrezikuar nga infeksioni e më pas do të vijohet me Policinë e Shteti dhe të gjithë shërbimet e tjera.

Nga analizat Rakacolli tha se janë testuar 323 punonjës nga ku 15 % tek infektivi kanë rënë në kontakt me virusin dhe kanë krijuar antitrupa, ndërsa personeli mjekësor në QSUT rezulton 11 % e tyre me prani të antitrupave covid-19.

“Testet serologjike janë teste të shpejta, të reja dhe bëhen nëse ke rënë në kontakt me virusin dhe ke krijuar antitrupat për mbrojtjen ndaj tij. Kemi filluar të bëjmë vlerësimin e imunitetet kryesisht me personat me rriskë më të lartë që vijon me mjekët dhe më pas policinë e shtetit dhe shërbimet e tjera. Nga 323 punonjës të shëndetësisë te Infektivi, 15 % të punonjësve kanë rënë nw kontakt me virusin dhe kanë krijuar antitrupa, ndërsa në personelin e QSUT 11 % e tyre kanë krijuar këto antitrupa”, tha Rakacolli.