Një prototip i krijuar për gjurmimin e virusit Zika do të përdoret tanimë për zbulimin e koronavirusit, duke ju treguar brenda pak minutash nëse jeni infektuar apo jo. Massood Tabib-Azar, inxhinieri kryesor i këtij projekti, thotë se plani i tij është t’i përdorë sensorët për virusin Zika dhe t’i programojë për të identifikuar Covid-19. “Prototipi ynë do të ketë madhësinë e një monedhe dhe do të komunikojë me një telefon duke përdorur lidhjen bluetooth”, thekson ai.“Nisëm këtë projekt 12 muaj më parë dhe ideja kryesore ishte që t’i pajisnim njerëzit me sensorë personalë që zbulojnë Zikën në vendet ku udhëtojnë”.

Ky prototip pritet t’i mundësojë të gjithë përdoruesve nëse janë prekur nga koronavirusi apo jo. Nëse dikush do të kollitej apo teshtinte te sensori, aplikacioni është në gjendje të tregojë nëse jeni prekur me koronavirus. Rezultati do të shfaqej në smartfon për 60 sekonda.

Tabib-Azar thotë se ai dëshiron që të bëjë të mundur që rezultati t’u dërgohet agjencive të shëndetësisë..“Në parim, mund t’i vendosni këto pajisje në dorën e çdokujt pasi t’i prodhojmë në masë pa kosto të mëdha”, thotë eksperti.Plani i tij është që të arrihet një prototip funksional në dy muaj, përpara se të nisim testet klinike që do të zgjasin dhe një muaj tjetër. Sipas tij, për tre muaj, ai do të jetë gati për përdorim.