Jonida dhe Romeo tashmë janë kthyer në çiftin më të pëlqyer nga publiku dhe shumë të komentuar në media. Në janar të këtij viti ata deklaruan ndarjen, por shumë shpejt kuptuan se nuk mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe karantina i gjeti të bashkuar.

Gjatë kësaj kohe çifti ka postuar shpesh foto e video së bashku duke kërcyer, të cilat kanë marrë shumë vëmendje. Ndërkohë Jonida dje na zbuloi se ka bërë një tatuazh të veçantë në krahë ku shkruhet: “Urrejtje, Dashuri”. Po ashtu edhe Romeo ka postuar pak më vonë një video ku tregon se po bën tatuazh në këmbë. Kaq ka mjaftuar të aludohet se çifti po bëjnë tatuazh të njëjtë, por Romeo ka vendosur të mos e zbulojë ende.