Pasi bleu domate dhe pasi bisedoi më pas edhe për çmimin e ilaçeve, kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me serinë duke u shfaqur sërish me gjyshe Verën por tashmë në protestë. Si kreu demokrat Basha, ashtu edhe gjyshe Vera kanë dalë sërish bashkë duke iu bashkuar grupit tjetër të militantëve të Njësisë Nr 4 të PD tek Teatri.

Basha do e cilësonte zonjën si një pensioniste gjyshe, duke nënkuptuar se e gjeti rastësisht në treg.Mirëpo rrjetet sociale zbuluan se zonja në fjalë ishte militante e Partisë Demokratike që dëshmon se gjithçka ka qenë e parapërgatitur për efekt propagande nga stafi i Lulzim Bashës. Ajo quhet Pranvera Bodinaku ndërsa në rrjete nuk kanë munguar edhe fotot e saj nga pjesëmarrjet në takimet e PD-së. Bodinaku është edhe kryetare e Sindikatës së Tregtisë dhe Turizmit. Në fotot mëposhtë ajo shfaqet herë si analiste në Shijak TV, herë në krah të Ervin Salianjit, e herë duke ligjëruar në çadrën e Bashës.