Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un është një nga liderët e botës më famëkeq dhe më të mistershëm. Sundimtari komunist erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të tij Kim Jong Il në dhjetorin e vitit 2011 Lideri i Koresë së Veriut është një personazh me shumë të panjohura. Fëmijëria e tij është mbajtur e fshehtë ndërkohë dihet se është shkolluar në Perëndim me emër tjetër. Në galerinë e mëposhtme keni 6 fakte që ndoshta nuk i keni ditur për Kim Jong Un.

1. Ai u shkollua në Zvicër duke përdorur një emër tjetër. Në një shkollë shumë prestigjioze afër Bernit, Zvicër, ishte një nxënës nga Koreja e Veriut nga viti 1998 deri më 2000. Ai ishte regjistruar si anëtar i ambasadës. Ai nuk tregoi kurrë se si ishte emri i tij i vërtetë. 2. Data e lindjes së Kim Jong Un, 8 janari është festë kombëtare, megjithëse nuk dihet me saktësi se sa vjeç është ai. 3. Kim Jong Un më 2013 ar restoi dhe ekz ekutoi axhën e tij për tra dhti, gjithashtu ka vr arë edhe vëllanë e tij, nga frika e marrjes së pushtetit.

4. Ai ka disa tituj të ndryshëm. Natyrisht, “Lideri Kryesor i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Udhëheqësi i Partisë, dhe Popullit” janë titujt e tij që njihen, por ka edhe disa të tjerë. si,“Fillimi i Ri”, “Shoku i Shkëlqyer”, “Gjeniu”, “Marshalli i Koresë së Veriut”. 5. Kim Jong Un është gjenerali i vetëm në botë që nuk ka përvojë ushtarake. 6. Fëmijëria e tij është një mister. Ky njeri nuk dëshiron të publikojë as fotografi të fëmijërisë së tij. Megjithatë, më 2014, kjo foto dhe disa të tjera u shfaqën në një ekran gjatë një tubimi të madh ushtarak në Kore të Veriut.