Një lajm pikëllues këtë mesditë nga policia bashkiake e Tiranës. Bëhet me dije se është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme prej një sëmundje të rëndë, efektivi Besfort Dajçi.

“Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve, shokëve dhe kolegëve. Do të kujtojmë gjithmonë Besfort, me mall dhe respekt”, thuhet në njoftimin e policisë bashkiake për efektivin i cili ishte një i ri i respektuar dhe tejet profesional në punën e tij.