Lehtësimi i masave do të vijojë nëse do të kemi këtë situatë të qëndrueshme ku përllogaritet mesatarja e rasteve të reja, të shtruarit në spitale dhe pacientët në terapi intensive”.Keshtu ka deklaruar sot ministria e Shendetesise, duke i bere apel te forte qytetareve per respektimin e rregullave te bera tashme publike.

“Të nderuar qytetarë, pavarësisht situatës inkurajuese, funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave do të varet nga ju. Nese ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, ne do të vazhdojmë me lehtësimin gradual të masave sipas strategjisë së miratuar, nese edhe ju bashkoheni ne zbatimin e rregullave”- theksoi dr Eugena Tomini, nga ISHP, gjate deklarates se sotme.Sipas saj, “ne te kundert Komiteti teknik i Eksperteve do te kthehet pas ne vendime dhe nuk do te kemi pershkallezim gradual te lehtesimit te masave”.