Moderatorja e sportit Albana Bejko, ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”. Ajo ka folur gjatë për jetën e saj private dhe profesionale. Bukuroshja ka treguar se ka ardhur në jetë në kohën kur prindërit e saj kanë emigruar në Hollandë në vitet ’97. Gjithashtu moderatorja ka treguar dhe një eksperiencë të saj kur ka qenë në Amsterdam dhe ka konsumuar kek me hashash.

Rudina Dembacaj: Je lindur në Hollandë, pi hashash?

Albana Bejko: E kam provuar, në Amsterdam, ishte një kek me hashash. Ishte një eksperiencë që nuk e kisha provuar kurrë. Ishim një grup shoqëror, e hëngrëm kekun dhe morëm ato varkat e Amsterdamit ku bëmë xhiro nëpër kanalet. Aty na u duk sikur nuk po na zinte, por efektin e dha pas nja gjysmë ore. Na zuri të gjithëve dhe secili u shpërnda në punën e vet. Unë e di që kam qeshur pafund diku tek 2 orët e para pastaj tek orët e tjera kam qarë, për çdo gjë që nuk kisha qarë ndonjëherë në jetë. Në atë kohë kisha një të dashur, e kisha përballë dhe nuk e di pse ndjeva sikur nuk e doja dhe qava pafund. Por ishte efekti i hashashit nuk ishte në realitet.