Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka shpallur banesën e Maks Velos monument kulture.Artisti, piktori, intelektuali dhe shkrimtari Maks Velo u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 84- vjeçare.Në banesën e tij janë veprat artistike dhe kulturore të Maks Velos prandaj ka pasur dhe thirrje të shumta nga artistët këto ditë që banesa e tij në Tiranë të mbyllet.Ajo tashmë është monument kulture e kategorisë II dhe veprat e Maks Velos nuk do të humbasin por do të nderohen.

Postimi i Elva Margaritit: ??Në respekt të figurës dhe kontributit të dhënë përmes artit, profesionalizmit, dëshmisë dhe mendimit të lirë, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vedosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo.

Ne jemi të bindur se vepra e Maks Velos ka shumë për t’u treguar brezave të ardhshëm, ndaj dhe Ministria e Kulturës do të kujdeset, që ajo të trashëgohet e pacenuar.Tanimë, janë institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës, që do të kujdesen dhe do të përcaktojnë masat që duhen marrë, për vënien në mbrojtje të këtij objekti.Muzealizimi i banesës do të jetë një mundësi, që i jepet publikut, për t’u njohur më nga afër me veprën e këtij artisti dhe qëndrestari të lirisë dhe demokracisë.#Mirënjohje.