Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, bëri paraqitjen e tij të parë publike pas 20 ditësh, pas thashethemeve për shëndetin e tij. Shumë media aluduan mbi faktin se ai kishte ndërruar jetë nga koronavirusi dhe se pushteti i kishte kaluar motres se tij. “Kim ndoqi një ceremoni ku u shënua përfundimi i një fabrike të plehrave në Sunchon, në provincën e Phyongan-ut të Jugut”, tha agjencia e lajmeve Yohnap, duke cituar mediat shtetërore të Koresë së Veriut.

Ai u pa për herë të fundit më 11 prill duke kryesuar një takim të zyrës politike të Partisë së Punëtorëve. “Mungesa e tij në ngjarjet në 15 prill për të përkujtuar 108 vjetorin e lindjes së themeluesit të ndjerë dhe gjyshit të tij, Kim Il-sung, shkaktoi spekulime për shëndetin e tij”, thuhet në raportimin e Yonhap. Pretendimet për vdekjen e Kim erdhën nga raportime të pakonfirmuara të ngritura në lidhje me shëndetin e tij të përkeqësuar, që publikoheshin shkaku i zhdukjes së tij në publik për gati 3 javë.