Sipas të dhënave më të fundit në faqen “worldometers” tregohet se numri i vdekjeve ka shkuar në 276,253, ndërsa numri i rasteve pozitive me Covid-19 në 4,014,500 dhe numri i të shëruarve në 1,387,259, në të gjithë botën. Sipas këtyre të dhënave numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 276 mijë.

SHBA vazhdon të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi me 1,322,163 raste të konfirmuara pozitive dhe mbi 78 mijë vdekje. Me 31,241 viktima Britania renditet e dyta për nga numri i vdekjeve, ndërsa Spanja renditet e dyta për nga numri i rasteve të konfirmuara me gjithsej 260,117 të infektuar.

Italia numëron 217,185 të infektuar dhe 30,201 viktima, ndërsa Rusia numëron 187,859 të infektuar dhe 1,723 viktima. Franca me 176,079 të prekur numëron 26,230 të vde kur. Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh i shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019. Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.