Tiranë, 15 Maj – Në Ditën Botërore të Familjes, përmes një postimi në Facebook, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka shprehur mirënjohjen për punonjeset e qendrave të përkujdesit social në gjithë vendin.

“Sot në Ditën Botërore të Familjes, mirënjohje të thellë për punonjëset tona në qendrat e kujdesit social, që janë izoluar larg familjeve të tyre, në shërbim të fëmijëve dhe të moshuarve, 24/7 në këto ditë të vështira”, shkruan Manastirliu.

Postimi i Ministres Manastirliu

Si në një familje të madhe, në Shtëpitë e Fëmijëve “Zyber Hallulli”, “Hannah dhe Rozafa”, në Qendrën “Pëllumbat”, Shtëpitë e të Moshuarve dhe në çdo qendër përkujdesi, stafi ynë kujdeset çdo ditë për të vegjlit dhe të moshuarit pa përkrahje, që kanë nevojë për shumë dashuri??
?‍?‍?‍? Sot në Ditën Botërore të #Familjes, mirënjohje të thellë për punonjëset tona në qendrat e kujdesit social, që janë izoluar larg familjeve të tyre, në shërbim të fëmijëve dhe të moshuarve, 24/7 në këto ditë të vështira.

#DitaBotëroreEFamiljes
#BASHKË