Mund të ishte një histori krejt tjetër, por epilogu thjesht u bashkua në paqëndrueshmërinë e materies. Sepse Romelu Lukaku tani shijon Interin. Me kërkesën ngulmuese të Antonio Conte, i cili kishte bërë gjithçka në të kaluarën, që belgu të vihej nën urdhërat e tij.

Juventusi dhe Chelsea janë ekipet, në të cilat trajneri salentin do të dëshironte ta kishte “nën armë” sulmuesin nr.9 të zikaltërve aktualisht, ai që di të bëjë, dhe padyshim mirë, ndryshimin. Koncept i kuptuar edhe nga drejtuesit e “Continassa”, të cilët, me të drejtë, në merkaton e verës së kaluar menduan konkretisht për sulmuesin e fuqishëm nga Antwerp, aq shumë sa futën në shkëmbim vetë Paulo Dybala. Refuzimi i këtij të fundit për të shkuar te Manchester United pengoi “tymin e bardhë” të marrëveshjes.

Nuk është mister, në këtë drejtim, që Lukaku kishte shprehur gatishmërinë e tij për t’u transferuar te bardhezinjtë, pasi kishte gjetur edhe akordin ekonomik për kontratën e mundshme. Maurizio Sarri e pëlqente, ndërsa për të ishte edhe një sponsor tjetër luksoz: Fabio Paratici. Drejtori i bardhezinjve punoi në mënyrë të qetë për të, midis anës teknike dhe ekonomike, duke nuhatur situatën.

Megjithatë erdhi stopimi, kur u mendua se gjithçka u krye me sukses. “Joya” vendosi të qëndrojë në kryeqytetin Piemonte, duke refuzuar kështu ofertën e pasur të “bankës së kuqe” të Manchesterit, e cila do t’i garantonte atij një kontratë rreth 11 milionë euro neto në sezon. Argjentinasi nuk e bëri atë çështje parash, por të një projekti teknik. Një reflektim shumë i matur, duke marrë parasysh sezonet e fundit të “Djajve të Kuq”, pa titull e suksese të dukshme në Kupat e Europës.

Produkti? Dybala nuk shkoi në Angli, as Lukaku te Juve. Situatë e thjeshtë, e qartë dhe lineare. Ardhja e belgut te bardhezinjtë ka qenë gjithmonë e kushtëzuar nga gjendja shpirtërore e yllit argjentinas. Në sintezën ekstreme, shkëmbimi, gjithashtu, duhej të kishte çuar në një përfitim financiar.

Ndërkohë, Lukaku ka pushtuar botën zikaltër, duke u bërë lojtari i dytë në historinë e Interit, që shënoi të paktën dy gola në katër gara të ndryshme, gjatë një sezoni të vetëm. Për një total, për momentin, 23 gola në 34 ndeshje të luajtura. Padyshim, numra domethënës.