Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi ka ngjallur gjithmonë thashetheme në showbizzin shqiptar si shkak i raportit të saj me Mozzik. Ky i fundit është babai i vajzës së saj, por dyshja nuk është më bashkë. U dyshua se Loredana është rikthyer me reperin kur ky i fundit udhëtoi drejt Zvicrës për të takuar Hanën, por ishin vetëm disa ditë e tashmë Mozzik ka udhëtuar drejt Gjermanisë.

Por një foto e fundit që po qarkullon në rrjet tregon se Loredana është parë nën shoqërinë e një mashkulli tjetër.
Loredana dhe Zuna, pavarësisht se nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht që janë në një marrëdhënie, provat tregojnë të kundërtën. Nga fotoja e fundit, reperët janë parë bashkë në një ambient publik duke shijuar një kafe nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mendohet që Loredana është takuar me Zunën pasi largimit të Mozzik nga Zvicra. Në foto Loredana dhe Zuna duken mjaft të lumtur teksa po shijojnë së bashku një kafe pas heqjes së masave të rrepta të Covid-19 në Zvicër. Kujtojmë se kohë më parë Loredana ka thënë se Mozzik për të është vetëm babai i fëmijës së saj, ndërsa Zuna është partneri i saj në biznes. “Mozzik është babai i fëmijës tim, ndërsa Zuna është partneri im… në biznes.”-ka thënë Loredana.