Bundesliga u hap rrugë pesë zëvendësimeve që do të kryhen në tre hapësira kohore, propozim ky i bërë nga IFAB një javë më parë. Kampionati gjerman do të jetë i pari që do të eksperimentojë këtë risi menjëherë me rifillimin të kampionatit pas ndërprerjes së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Një dritate e katërt për ndërrimet do të jetë për të kryer ndërrimet në rast të një mundësie që sfida të shkojë me shtesa, situatë që pritet të ndodhë në play-offet e rënies dhe ngjitjes në kategori. 36 klubet që përbëjnë Ligën e Futbollit Gjerman (DLF), kanë votuar në favor të mundësisë për t’i mbyllur kampionatet pas 30 qershorit.

Jo vetëm kaq. Gjatë sezonit 2019/2020, do të jetë mundësia për të luajtur një ndeshje në një tjetër stadium për shkaqe të mëdha, ligjore, organizative ose sigurie. Kjo sepse efektet e pandemisë mund të zhvillojë infeksione në rajone të ndryshe me përmasa të ndryshme, çka mund të sillte që një ekip të mos luante në stadiumin e tij, por t’i zhillojë sfidat si pritës gjetkë.