Një person është plagosur pasditen e kësaj të shtune në Librazhd si pasojë e një aksidenti rrugor.Një furgon ka dalë nga rruga duke u përmbysur, si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mirakë të Librazhdit, ku furgoni me targë AA079NY për shkak të largështirës ka dalë nga rruga.Drejtuesi i mjetit ndodhet në spitalin e Librazhdit ku po merr dhe ndihmën mjekësore.