Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se nuk e njeh gjendjen e jashtëzakonshme, dhe as VKM-të e nxjerra nga qeveria Rama për sa i përket masave për koronavirusin.Gjithashtu Kryemadhi u shpreh se fashat orare të publikuara nga kryeministri Rama janë të paligjshme, sepse të gjitha fashat shpallen në bazë të një raporti mjekësor dhe studimi të institucioneve shëndetësore në Shqipëri.“Të gjitha fashat e orareve janë të paligjshme. Sepse të gjitha fashat shpallen në bazë të një raporti mjekësor dhe studimi të institucioneve shëndetësore në Shqipëri. Institucionet nuk ekzistojnë, nuk kanë më mjek në Shqipëri.

Rama e ka shkrirë institutin e ndërtimit, Ka gjashtë vjet që nuk jep as para, asgjë. Aty është ndërtuar pallat. Ai dokument që ka paraqitur nuk ekziston. Njerëzit janë vetëm në facebook dhe i bëjnë elozhe Ramës. Unë kam thënë që çdo vendim të atij parlamenti të paligjshëm nuk e njoh. Nuk njoh gjendjen e jashtëzakonshme, VKM e Ramës.E dini ju kush ishte drejtori juridik në bankën e Shqipërisë kur u arrestuan gjithë ata veta. Toni Gogu ishte drejtori juridik i bankës që mbante përgjegjësinë kryesore në aferën në bankës që u akuzuan shumë njerëz dhe fituan pafajësinë. Nuk më çudit firma e Toni Gogut dhe sjellja e Ramë me VKM-të”, tha Kryemadhi