Komunikatë zyrtare nga La Liga: Klubet rikthehen në stërvitje këtë javë Ditë të mira po vijnë. Ditë pas dite koronavirusi është duke u mposhtur edhe në Spanjë, një ndër vendet më të prekura në Evropë dhe me më së shumti raste pozitive dhe vdekje. Sido që të jetë, futbolli, i anuluar që në javën e dytë të marsit, do të kthehet së shpejti, ndoshta në javën e parë të qershorit. Derisa ekipet tashmë janë lejuar të stërviten, nga kjo javë ata më masat e nevojshme kundër virusit, mund t’i nisin përgatitjet për ta përfunduar sezonin. Lajmi e ka bërë të ditur vet La Liga përmes një njoftimi.

“Klubet do të rikthehen të stërviten këtë javë. Objektivi është që të rinisin garat në qershor”, thuhet në komunikatën e La Ligës. Për këtë foli edhe Presidenti i La Ligës, Javier Teba: “Shpresojmë të rinisim sezonin në qershor dhe të përfundojmë në verë”.