Këngëtari Luiz Ejlli është tallur me kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.Ejlli ka ironizuar teka shkruan se “në rrënojat e Teatrit po kërkohet për trupat e Bashës dhe Kryemadhit”.Kjo tallje dhe ironi ndaj tyre, vjen pas deklaratave të Bashës dhe Kryemadhit se fadroma do të kalonte mbi trupat e tyre për të shembur godinën e Teatrit.

“Nëse do të vjnë fadromat, Monika Kryemadhi e Lulzim Basha do jenë përballë fadromave dhe le të hypin mbi trupat tanë” deklaroi mbrëmë kryetarja e LSI.Ndërkohë, orët e para të mëngjesit të sotëm fadromat shkuan dhe shembën godinën e Teatrit.