Moderatorja Dojna Mema, së fundmi ajo ka bërë një bisedë me ndjekësit nëpërmjet “Ask me a question”, ku nuk kanë munguar pytjet, interesante, lavdërimet por edhe ofendimet për moderatoren, e cila i ka bërë të gjitha publike.

Por mesa duket a pasur pyetje të cilat edhe e kanë mërzitur. “Dikush më tha: Na çave kokën me ato pyetjet! I thash e kam talent”, ka shkruar Dojna.

Menjëherë pas kësaj ka ardhur një koment fyes nga një ndjekëse.

“Ti je pak si shumë me dërrasa mangët”.- ka shkruar ndjekësja.

Dojna e ka publikuar këtë mesazh në ‘InstaStory’, e cila e ka falenderuar ironikisht por edhe i ka dhënë përgjigjen epike

“Faleminderit! Askush me dërrasa komplet nuk bëri ndonjë gjë të hajrit në jetë”- shkruan Dojna.