Ai ka publikuar në ‘Facebook’ një foto me aktorin e mirënjohur Robert Ndrenika dhe shprehet se teatri u shemb pavarësisht përpjekjeve pa fund përmbi 2.5 vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për ruajtjen e tij.

Sipas Kalos, data e shëmbjes së teatrit shënoj njëkohësisht dhe ‘rënien e perdes së teatrit politik’ nga disa parti për mbrojtjen e tij, teksa thekson se një datë e tillë nuk e cënoj miqësinë e tij mbi 40 vjeçare me kolosin e Teatrit dhe të Kinematografisë Shqiptare, Artistin e Popullit Robert Ndrenika.

Postimi i plotë:

MANTELBARDHËT janë të lidhur shpirtërisht dhe mjaft të ndjeshëm për ARTIN skenik e atë figurativ, si dhe miq të përkorë me artistët e piktorët…Janë të lidhur shumë dhe “konsumatorë” të uritur të LETËRSISË e shkruesve të saj…MUZIKA ishte është dhe mbetet një ushqim i përjetshëm, i shpirtit të tyre mjaft të ndjeshëm dhe human….

TEATRI si ngrehinë u shëmb më 17 Maj 2020 pavarësisht përpjekjeve pa fund përmbi 2.5 vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrin për ruajtjen e tij….. Kjo datë shënoj njëkohësisht edhe “rënien e perdes së teatrit POLITIK” nga disa parti politike për mbrojtjen e tij, si gjoja “vija e kuqe” e fundit e DEMON-KRACISË…

NJË datë e tillë NUKU ndikoj aspak dhe nuk e cënoj MIQËSINË time mbi 40 vjeçare me kolosin e Teatrit dhe të Kinematografisë Shqiptare, Artistin e Popullit Robert NDRENIKA, përkundrazi…. KURRË të mos heqim nga mëndja se miqësitë pa interesa meskine partiake, bazuar vetëm në ndjesitë shpirtërore dhe në respektin reciprok, u rezistojnë gjithmonë kohërave dhe lëkundjve të këtyre interesave….