Pyetje: Pse nuk u rikonstruktua godina e vjetër?

Kryebashkiaku Veliaj: Nuk mund të rikonstruktohej sipas parametrave bashkëkohorë. Nuk i kishte përmasat e duhura, për të patur xhepat e skenës, apo prapaskenë të standardeve të nevojshme. Kishte tallash, shkrese të presuara, tavani ishte teneqe dhe llamarinë, me shtesat dhe arnat ndër vite s’kishte hapësirë ku mund të shkoje më mbrapa apo anash. Nuk ekziston më ajo teknologji e tallashit të presuar. Nuk gjetëm një gram beton, një shufër çeliku, që mund të përballonte më shtesa.