Ndërsa ka prezantuar detajet se si do ndërtohet teatri i i kombëtar, pas shembjes së tij një ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj shpjegoi dhe vendimin për ta shembur atë natën. “Pse u prish natën pyesni ju. Gjykuam se kjo gjë do ishte e rrezikshme nëse do bëhej ditën për protestuesit. Unë e kam përjetuar vetë 21 janarit ku Saliu të vriste me duar në xhepa.

Prandaj e bëmë në atë orë. Më vjen mirë që s’patëm të lënduar. Ky ishte një vendim i shumicës, nuk mund të mbetemi peng i një grushti politik e që kjo gjë të kthehej kjo gjë në një çadër të dytë. Pse s’patëm një referendum një pyetje tjetër? Për këtë pyesni ata që nuk aplikuan kurrë për një gjë të tillë.

Veliaj gjithashtu tha se Berisha kur ishte në pushtet kërkoi që ta zhvendoste Teatrin Kombëtar te Piramida për shkak të gjendjes së krijuar. “Në 2007 Berisha thoshte të shkojë te Piramida, se nuk e mbante më ngarkese.