Mbetet akoma për t’u përcaktuar e ardhmja e Radja Nainggolan: mesfushori belg, pas një sezoni pa shumë shkëlqim tek Inter-i, ëshhtë huazuar verën e kaluar nga Cagliari, ku ka arritur të kthehet në nivelet e mëparshme.

Sipas Tuttosport, janë tre hipotezat për sezonin e ardhshëm:

“Nainggolan do të kthehet tek Inter-i në fundin e këtij kampionati. Për momentin duket e vështirë që klubi sard ta rimarrë në huazim ose ta blejë”, shkruan e përditshmja sportive italiane.

“Inter mund ta përdorë belgun si mall këmbimi, por nuk përjashtohet as mundësia që ta mbajë për të kompletuar mesfushën”.