Prej disa kohesh, perflitet se Harry dhe Meghan Markle janë në krizë dhe mund të ndahen.Shkak i kesaj jane spekulimet se Meghan detyroi Harry që të hiqte dorë nga postet mbretërore për tu larguar drejt Kanadasë.Burime për “Life & Style” se marrëdhënia e çiftit mbretëror ishte tensionuar përgjatë dy muajve të fundit për shkak të lajmeve që qarkullonin.

Përveç kontrollit të pa nderprere mediatik me të cilin përballen, marrëdhënia e çiftit mbretëror është bërë gjithashtu e tendosur për shkak të prejardhjeve të tyre të ngjashme. Princi Harry dhe Markle të dy vinin nga familje të çrregullta, ku prindërit u divorcuan kur ishin shumë të rinj.

Mediat e huaja thonë se kjo mund të jetë një arsye e fortë përse Princi Harry dhe Markle dëshirojnë të punojnë më shumë për martesën e tyre. “As Meghan, as Harry nuk u rritën në një familje tradicionalisht të qëndrueshme, dhe ndërsa flisnin në përgjithësi, thonin se kishin një fëmijëri të lumtur, prandaj është e rëndësishme për ta që Archie t’i shohë prindërit e tij në një lidhje të dashur,” tha burimi për “Page Six”.