Protesta e sotme, edhe pse u tha se nuk do të ishte politike dhe do të drejtohej nga artistët, në fakt ka qenë fund e krye një protest politike. Mjafton të shohësh fotot e mëposhtme, ku shihen herë Basha e herë Kryemadhi, duke iu dhënë porosi vesh më vesh vëllezërve Budina dhe personazheve të tjerë, për të kuptuar se kush e drejtonte protestën.

Në mbyllje të protestës, Robert Budina, pasi ka marrë porosi në vesh nga Lulzim Basha, ka thënë se protesta e ardhshme do të mbahet të mërkurën, pasi nesër do hanë darkën e Kadrit. (TemA)