Eurodeputeti Knut Fleckenstein u ka dërguar një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë liderëve kosovarë, përmes një shkrimin në Twitterin e tij zyrtar.Fleckensten, i cili ka qenë dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE, shkruan se Kosovës i duhet Qeveria Kurti deri kur të mbarojë koronavirusi, më pas duhet të mbahen zgjedhjet. Sipas eurodeputetit, kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur kushtetuetshmërinë e Kosovës, si vend që aspiron të anëtarësohet në BE.

“Jam i bindur: Kosova ka nevojë për këtë qeveri derisa të mbarojë COVID 19 dhe më pas duhet të mbahen zgjedhjet. Kjo është mënyra e vetme për të ruajtur kushtetutshmërinë e procesit dhe për të siguruar Kosovën si shtet dhe entitet serioz që aspiron të anëtarësohet në BE.albinkurti”, shkruan eurodeputeti Knut Fleckenstein në Twitter.