“Fëmijët dhe adoleshentët rreth 60% më pak të predispozuar se të rriturit për t’u infektuar”, – në këtë përfundim kanë arritur studiuesit nga Londra të Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë tropikale Sipas Prof Russell Viner, nga University College London dhe Royal College of Pediatiatrics and Health Child, “ata duket më pak të ngjarë të përhapin virusin te të tjerët”. Studiuesit në konkluzionet e tyre u bazuan në 6.332 studime të tjera nga e gjithë bota – shumica e të cilave nuk janë publikuar zyrtarisht dhe vetëm 18 prej tyre ishin botuar në revistat shkencore. Ato ishin një përzierje studimesh që tregonin se si përhapet koronavirusi në shkolla ose në shtëpi përmes testimit rigoroz të kontakteve, si dhe studimeve të testimeve te një numër mjaftë i madh njerëzish në botë.

Ka pasur diskutime rreth ndryshimeve në mushkëritë e fëmijëve që e bëjnë më të vështirë për ta ‘kapjen’ e virusit si dhe imunitetin e tyre Po a mund të përhapin fëmijët koronavirusin? Provat e studiueve ishin më pak të qarta rreth asaj se sa lehtë fëmijët përhapin koronavirusin. Për shembull, një studim i 31 grupeve të infeksioneve tregoi se vetëm tre (10%) kishin patur si fillesë infeksioni e marrë prej fëmijëve. (Shifra ekuivalente e gripit është 54%)

Prof Viner tha se “Kjo mbështet mendimin se fëmijët ka të ngjarë të luajnë një rol më të vogël në transmetimin e virusit dhe përhapjen e pandemisë, megjithëse kjo mbetet ende e pasigurt”.