12 Maj, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Botërore të Infermierëve, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur falenderim të përzemërt për infermierët që u përballën në vijën e parë në luftë ndaj COVID-19. Nëpërmjet disa fotografive të realizuara gjatë epidemisë në Spitalet COVID, ministrja Manastirliu ka prezantuar heronjtë e ditëve të sotme dhe ka shprehur vlerësim për punën e çdo infermieri nga Spitalet COVID tek Urgjenca Kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet.

Manastirliu shkruan se infermierët janë zemra e sistemit shëndetësor. “Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin. Kam një falenderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor, nga urgjenca kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet nga veriu në jug, që shërbejnë me përkushtim çdo ditë të vitit?? ??‍⚕️?‍⚕️ Infemierët ❤️ e sistemit tonë shëndetësor! #DitaBotëroreInfermierëve #BASHKË”, shkruan ministrja Manastirliu.