Ambasada amerikane në vendin tonë ka zbardhur detaje nga takimi që ambasadorja e SHBA, Yuri Kim zhvilloi me kryeministrin Edi Rama.“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë.Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.