Merkato e verës është shumë afër dhe tani kanë filluar të bëhen vlerësimet e para mbi blerjet e mëdha të mundshme. Një emër që do të ndezë entuziazmin dhe kuriozitetin e tifozëve është ai i Paul Pogba. Mesfushori francez mund të largohet nga Manchester United, por modalitetet e lamtumirës nuk janë akoma të qarta. Ish-shoku i tij i skuadrës, Matteo Darmian, ka provuar të japë mendimin e tij në lidhje me situatën e kampionit të botës.

“Besoj se problemi i vërtetë i Pogba tek United ëshhtë çmimi që klubi ka paguar për të (105 milionë euro). Kjo ka ndikuar te mendimi i njerëzve kundrejt tij. Paul është një kampion i vërtetë, por edhe më të mirët mund të kenë momente jo të mira. Ka shumë kritika të pajustifikuara kundretj tij”. Megjithatë, Darmian nuk beson se Pogba ka dëshirë të ndryshojë ambient. “Të them të drejtën nuk më është dukur i trishtuar ose i mërzitur, përkundrazi: gjatë gjithë kohës që kam qenë te Manchester, paul ishte i gëzuar që ishte kthyer aty. Ishte me të vërtetë i shqetësuar për të dhënë më të mirën tek United”, ka thënë mbrojtësi i Parma-s për The Guardian.