Sot 4 koronavirusë janë përgjegjës për ¼ e ftohjeve në të gjithë botën. Por kur infektojnë qeniet njerëzore, për herë të parë ka mundësi që qenë më të rrezikshëm.

Në vitin 1889 për herë të parë një sëmundje e shfaqur në Azinë Qendrore u përhap në të gjithë botën, duke u transformuar në një pandemi që zgjati gjithë vitin e ardhshëm. Shkaktonte ethje e lodhje dhe vrau rreth 1 milion njerëz. U quajt “gripi rus”, por pa kampione materiale për të individualizuar tipin e virusit, nuk kemi prova të sigurta se ka qenë vërtet grip. Ka një mundësi tjetër: ajo pandemi mund të ketë qenë e shkaktuar nga një koronavirus dhe fajtori mund të ketë qenë një virus i izoluar për herë të parë në vitet ’60 e ‘900, që sot shkakton një ftohje të zakonshme. Koronavirusët përgjegjës të 20 – 30% të ftohjeve janë 4.

Vetëm kohët e fundit virologët kanë filluar t’i studiojnë në thellësi dhe ajo që kanë zbuluar të bën të mendosh se në të kaluarën kanë qenë më vdekjeprurës. Hulumtuesit mendojnë se të 4 virusët kanë nisur t’i infektojnë njerëzit vetëm në shekujt e fundit dhe se fillimisht kanë shkaktuar pandemi. Paralelet me situatën aktuale janë të dukshme. Të dish më shumë për këto koronavirusë të së kaluarës mund të na ndihmojë në luftën kundër Sars-cov-2. Kuptimi më i mirë i origjinës, i trajektores evolutive dhe i karakteristikave të koronavirusëve që shkaktojnë ftohjen mund të na japin indikacione të rëndësishme lidhur me atë që na pret në muajt në vazhdim. Njohja e këtyre virusëve relativisht të padëmshëm mundet deri ta na ndihmojë që të shmangim një pandemi tjetër.

Koronavirusët janë pjesë e një familjeje të madhe virusësh të njohur sidomps pse shkaktojnë sëmundjet tek bagëtitë. Deri pak kohë më parë tërhiqnin vëmendjen e pak studiuesve. “Koronavirusët që godasin njerëzit u izoluan për herë të parë në vitet ’60 e ‘900”, thotë Frank Esper i Cleveland Clinic në Ohio. Por dy të zbuluarit shkaktonin vetëm ftohjen. “Kështu i kemi lënë menjanë”, shpjegon Esper, “pasi kishte virusë më të rëndësishëm për t’i studiuar”.

Ky qëndrim ndryshoi më 2002, viti në të ciliin një virus i ri i kësaj familjeje filloi të infektojë qeniet njerëzore. Në kohën e nevojshme për të ndaluar epideminë e sindromit respirator akut të rëndë (Sars), e cila përfundoi vetëm vitin e ardhshëm, virusi Sars-cov-1 goditi 26 vende, duke sëmurur më shumë se 8000 persona, prej të cilëve 1 në 10 ndërroi jetë. Fakti që një koronavirus mund të jetë kaq vdekjeprurës bëri të bjerë një këmbanë alarmi. Një virus në dukje i padëmshëm përfundoi papritmas në qendrën e vëmendjes së virologëve të të gjithë botës.

Çelësa për t’u futur

Shumë shpejt u arrit të shkohej në origjinën e tij dhe u zbuluan virusë të lidhur tek lakuriqët e natës, kafshë me një fiziologji të pazakontë që i mundëson të bashkëjetojë me një numër të madh koronavirusësh pa u sëmurur. Duket se

epidemia e Sars-it ka shpërthyer kur një virus lakuriqësh nate kalo tek pangolinët dhe nga aty tek qeniet njerëzore. Sipërfaqja e koronavirusëve është e mbulur nga proteina që funksionojnë si çelësa në gjendje që të hapin lloje të ndryshme qelizash në specie të ndryshme bartësish. Këto proteina mund të ndryshojnë formë për shkak të mutacioneve gjenetike apo kur virusët shkëmbejnë material gjenetik midis tyre, duke hapur rrugën drejt bartësish të rinj. Kur shpërtheu epidemia e Sars-it, u pa qartë sse bartësit mund të ishin edhe njerëzit. Të kapur në befasi, virologët ia hynë një gjuetie koronavirsësh, duke kërkuar që t’i gjenin tek njerëzit dhe tek kafshët për të kuptuar sesi ndodhnin mutacionet dhe cilat qenë rreziqet potenciale për të ardhmen.

Një gjuetarë virusësh ishte më përpara të tjerëve. Lia van der Hoek e Amsterdam Universitz kishte përsosur një teknikë gjenetike për të zbuluar virusë të panjohur dhe kishte gjetur një koronavirus tjetër, Hcov-nl63, në një fëmijë 7 muajsh me bronkiolit. “E kam zbuluar Nl63 rastësisht, përpara se të kishim dijeni për Sars-in dhe qëë e gjithë vota të fillonte të hetonte”, thotë ajo. 10 vitet e mëpasme të kërkimeve kanë treguar se Nl63 është shumë i përhapur, godet nga 1 deri në 9% të popullsisë botërore me infeksione në rrugët e frymëmarrjes.

Shkakton ethe, kollë, djegie fyti, bronkit dhe polmonit. Sëmur sidomos fëmijët e vegjël. “Kolla e fortë, e ngjashme me atë të fokave, është tipike e Nl63”, thotë Van der Hoek. Virus të lidhur me Nl63 janë gjetur tek derrat, macet dhe lakuriqët e natës. Në 2012 nga krahasimet gjenetike midis virusëve njerëzore dhe atyre të gjetur tek lakuriqët e natës ka rezultuar se midis 563 dhe 822 viteve më parë kishin një paraardhës të përbashkët. Kjo të bën të mendosh se virusi ka bërë hopin e species, duke kaluar tek qeniet njerëzore, midis shekullit të XIII e të XV. Kur ndodhi, ka mundësi që shpërtheu një pandemi, vëren Ralph Bariç, virolog i University of North Carolina. Ashtu si Sars-cov-2, virusi që provokon Covid-19, Nl63 fillestar qe më siguri fatal për një popullsi që nuk kishte zhvilluar akoma ndonjë formë imuniteti.

Të dy virusët sulmohen të njëjtin receptor qelizor, enzimën 2 konvertues i angjiotensinës (Ace2), me bollëk në mushkëri dhe në zorrë. “Sëmundja ka mundësi që ngjante me gripin”, shpjegon Bariç, “por shkaktonte simptoma më të rënda tek të moshuarit”. Bariç do të donte që historianët e mjekësisë të kërkonin provat e kësaj pandemie mesjetare, por nuk ka garanci se gjendeshin. Në atë kohë qarkullonte një numër i madh agjentësh infekivë, përfshi virusë gripalë dhe baktere si ai tuberkulozit, shpjegon Van der Hoek: “Nuk jam e sigurtë se në Mesjetë një pandemi e Sars-it do të kishtee rënë në sy”. Por ndoshta mund të gjenden provat e një pandemie tjetër nga koronavirus më e vonshme. Dhe është këtu që hyn në lojë “gripi rus”.

Jo një grip i thjeshtë

Pas Sars-it pati një vëmendje të rinovuar për dy koronavirusë dukshëm pak interesantë të zbuluar në vitet ’60, Hcov-229e dhe l’Hcov-oc43. “Këta virusë nuk kanë emra fantazie, gjë që nënkupton se janë studiuar pak”, thotë Marc Van Ranst i Universitetit Katolik të Louvain në Belgjikë. Më 2003 Van Ranst dhe ekipi i tij sekuencuan të parët genomën e Oc43, që ishte izoluar më 1967. Duke e krahasuar sekuencën me atë të viruseve të gjetur në kafshë të tjera, hulumtusit arritën në konkluzionin se Oc43 duhej ta kishte pasur origjinën tek gjedhët apo tek derrat. Duke mbajtur pparasysh përqindjen e mutacionit të vllerësuar dhe duke zbritur prapa në kohë, llogaritën se kalimi tek qeniet njerëzore duhej të kishte ndodhur në vitin 1890.

Kjo datë nuk është elementi i vetëm që lidh Oc43 me “gripin rus”. Shumë njerëz që u sëmurën pësuan dëme në sistemiin nervor qendror. Anipse sot Oc43 është për më tepër i shoqëruar me ftohjet, mendohet se godet sidomos indet nervore. Dyshohet se mund të ketë një rol në patologji të ndryshme të sistemit nervor si polineuropatia infiamatore kronike dhe skleroza e shumëfishtë. Veç kësaj, rasti i vitit 1994 i një fëmije 6 vjeçar që u infektua me koronavirus gjedhi të bën të mendosh se virusët e bagëtive mund t’i infektojnë njerëzit. Nëse Oc43 që përgjegjës i një pandemie në fundin e ‘800, në 130 vitet e fundit ka humbur shumë nga rrezikshmëria e tij. “Ka mundësi që të ketë vazhduar të dëmtojë për një numër të mirë vitesh, si epidemitë e rënda të gripit, deri sa ka humbur aftësinë e tij patogjene”, thotë Van Ranst.

Koronavirusi 229e u izolua në vitet ’60 dhe nga eksperimentet e mëpasme ka rezultuar se gjysma e vullnetarëve të infektuar sëmureshin nga ftohja midis 2 dhe 5 ditëve më pas. Në vitin 2007 është rikthyer në skenë kur ëështë zbuluar se një i afërm i tij i ngushtë në mushkëritë e alpakave me patologji respiratore. Ndërkohë një grup kërkuesish i drejtuar nga Christian Drosten, që në atë kohë punonte në Universitetin e Bonit në Gjermani, kishte studiuar një seri koronavirusësh të filostomidëve, një familje lakuriqësh nate që jeton në Gana.

Studiuesit kishin konkluduar se 229e kishte kaluar tek qeniet njerëzore midis viteve 1686 dhe 1800. Gurët e mozaikut nisën të ngecnin në vitin 2012, kur një koronavirus misterioz dhe vdekjeprurës goditi për herë të parë Arabinë Saudite ku u përhap sindromi respirator i Lindjes së Mesme (Mers). Virusi përgjegjës, Mers-cov, doli se ishte tek dromedarët dhe, duke ndjekur këtë gjurmë, Drosten dhe të tjerë zbuluan se në Gadishullin Arabik e në Afrikë 5.6% e kamelitëve është e infektuar nga virusë të ngjashëm me 229e. Kraahasimi gjenetik midis 229e dhe virusëve të tjerë të kafshëve të bën të mendosh që, përpara se të infektojë qeniet njerëzore nga fundi i ‘700, ka kaluar nga lakuriqët e natës afrikanë tek kamelitët.

Ideja se në shfaqjen e tyre të parë tek qeniet njerëzore koronavirusët e ftohjes qenë më vdekjeprurësit mbështetet nga studime të kryera në kafshë. Më 2016 shkencëtarët kanë vërejtur një koronavirus thuajse në momentin e saktë të hopit të species drejt derrave. “Sequenca gjenetike ishte ngushtësisht e lidhur me atë të koronavirusëve të lakuriqëve

të natës, prandaj dukej sikur virusi kishte ardhur drejtpërsëdrejti aty”, thotë Linda Saif e Ohio State University. Në Kinë ky virus vrau 25000 gica në pak muaj. Këto gjëra ndodhin shpesh, thotë Saif, që studion epidemitë e koronavirusit tek kafshët për dekada të tëra. Për shembull, në vitet ’90 një koronavirus shkaktoi masakër midis gjedhit me “polmonitin e transportit”. Në vitin 1977, në Europë shpërtheu një epidemi diarreje midis derrave, që më pas do të përhapej edhe në Kinë e në Shtetet e Bashkuara, që vrau rreth 8 milion derra.

“Ka mundësi që kur kanë kaluar tek qeniet njerëzore këta koronavirusë të shoqëruar me ftohjen kanë shkaktuar sëmundje të rënda”, thotë Saif. Por gjëja që çudit është sesa pak të shpeshta kanë qenë këto hope. “Kur shpërtheu Sars-i”, thotë Esper, “filluam të kërkojmë koronavirusë të tjerë që mund të shkaktonin infeksione respiratore”. Gjetën vetëm një. Në vitin 2005 koronavirusi i katërt i ftohjes së zakonshme u zbulua në një pacient 71 vjeçar të prekur nga polmoniti në një spital të Hong Kongut. Hcov-hku1 shkakton sëmundje respiratore dhe është i përhapur në të gjithë botën. Kushëriri më i afërt i tij duket se është një koronavirus i brejtësve.

Nuk e dimë se kur ka filluar të infektojë qeniet njerëzore. Por Esper ka vërejtur se njerëzit rrezikojnë më pak shtrim në spital nëse infektohen me Hku1 dhe Nl63 sesa me 229e dhe Oc43, gjë që bën të mendon dy të parët qarkullojnë prej më shumë kohe midis qenieve njerëzore. Esper e ka studiuar me themel Hku1 kur është individualizuar në disa pacientë në një spital të Ohio. Virologu ka vërejtur se godet më rëndë të moshuarit. Ndërsa virusët e ftohjes së zakonshme shpesh konsiderohen si shkaku i sëmundjeve tipike të fëmijëve, ekipi i Esper ka zbuluar se të rriturit janë 70% e të infektuarve nga këta koronavirusë.

Nuk ndodh me virusët e tjerë dhe korrespondon me atë që dimë deri më tani për Sars-cov-2. “Këto koronavirusë duket se veprojnë në mënyrë të ngjashme”, thotë Esper. “Të kuptosh pse godasin sidomos të rriturit mund të na ndihmojë që të kuptojmë pandeminë aktuale dhe ato të ardhme”. 4 koronavirusët e ftohjes kanë një karakteristikë tjetër interesante: ngjiten dhe zbresin si baticë. “Për Nl63 ka vite zbatice e batice”, thotë Van der Hoek. “Pikët janë pakashumë çdo 2 vjet”. Midis viteve 2000 e 2010 infektimet nga Nl63 dhe Oc43 kanë qenë më të zakonshme midis fëmijëve se ato nga 229e dhe Hku1. “Këta virusë janë në konkurrencë midis tyre”, shpjegon ai. Edhe Esper ka vërejtur se godasin me turne: “Në Ohio sapo ka qenë viti i Hku1”, me 160 raste të konfirmuara. Ka pasur edhe raste të ndryshme me Oc43, por asnjë me Nl63 e 229e. “Ndoshta sepse sistemi ynë imunitar përshpejton, na mban të mbrojtur për disa vite dhe pastaj ndalet”.

Por ndoshta po ndodh diçka më e keqe. Në një eksperiment të kryer më 1990 doli se vullnetarët e infektuar me 229e rrezikonin të sëmureshin sërish vitin e ardhshëm. Kur ndodhte kjo, nuk kishin simptoma, por gjithsesi mund ta transmetonin virusin. Sipas Van der Hoek, kjo ka pasoja preokupuese për luftën kundër Covid-19: “Imagjinoni se çfarë do të nënkuptonte për personat vulnerabël të kenë në qarkullim individë asimptomatikë që e përhapin virusin pa e ditur”. Njerëzit që kanë zhvilluar antitrupat ndaj Sars-cov-2 duhet të jenë të studiuar, thotë ai, për të parë nëse mund të ndodhë e njëjta gjë edhe sot. Kërkimet për virusin e ftohjes na japin edhe motive për të qenë optimistë.

Pema gjenealogjike e koronavirusëve përbëhet nga 4 nënfamilje dhe ato që godasin njerëzit futen në dy pprej këtyre. Nl63 dhe Hku1 i përkasin nënfamiljes Alpha, bashkë me koronavirusët e maceve dhe qenëve. Oc43 dhe Hku1 i përkasin nënfamiljes Beta, bashkë me virusët që shkaktojnë MERS, SARS dhe Covid-19. Antitrupat e zhvilluara nga sistemi imunitar kundër një virusi mund të jenë efikasë edhe kundër një virusi tjetër të së njëjtës nënfamilje, thotë Van der Hoek: “Duhet të hetojmë për të kuptuar nëse njerëzit që kanë marrë tashmë Oc43 apo Hku1 janë një çikë më të mbrojtur nga Covid-19”. Por mund të jetë e vërtetë edhe e kundërta, paralajmëron Van Ranst: “Ndoshta në trupin e kujt është më i moshuar dhe ka një çikë imunitet të mbetur mund të shkaktojë një reagim të tepruar”.

Virologët nuk janë në gjendje të parashikojnë sesi do të evoluojë Sars-cov-2. Mund të vazhdojë të shkaktojë sëmundje të rënda edhe për disa vjet, sidomos midis të moshuarve. Por ka mundësi që një ditë do tttë bëhet sii koronavirusët e tjerë të ftohjes, që “infektojnë, riprodhohen në miliona dhe përhapen”, por që zakonisht sistemi ynë imunitar i vret në 5 ditë, shpjegon Esper. Nëqoftëse virusët janë tejet vdekjeprurës, nuk kanë mënyrë si të përhapen, kështu që është në interesin e tyre të bëhen më të butë. “Nëse Sars-cov-2 do të mbesë midis nesh, me kalimin e kohës do të dobësohet”.