Psikologe këshillimi Valentina Telhaj nga Tirana, intervistë ekskluzive për gazetën Dielli – New York, dhënë gazetarit Sokol Paja.

Nga Sokol Paja

Valentina Telhaj, psikoterapiste pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit rrëfen për gazetën Dielli qasjen psikologjike të qytetarëve pas lirimi të masave shtrënguese dhe rikthimin drejtë normalitetit. Masat shtrënguese nga autoritete qeveritare për mbajtjen në karantinë të qytetarëve rimodifikoi jetën e përditshme të secilit prej nesh. Qëndrimi në karantinë për qënien njerëzore përkthehet si një palëvizshmeri totale e cila te çdo individ por sidomos të fëmijët solli probleme me shendetin mendor pasi qendrimi në izolim dëmton fushat sociale, kognitive, emocionale etj. Menaxhimi i stresit në këto kohë ankthi e stresi kolektiv, është gjëja me profesionale për tu bërë dhe për të vepruar. Sipas psikologes së këshillimit Valentina Telhaj me qëllim që të menaxhojmë me sukses stresin post-karantinë duhet të: filloni e konsiderojeni situatën post karantinimi si një situatë racionale. Fokusohuni te anët pozitive, informacionin mereni vetem nga burime të sigurta duke evituar dezinformimin dhe lajmet toxike. Evitoni mendimet negative, mbani kontakt online me të afërmit dhe familjarët tuaj. Krijoni një rutinë të përshtatur në kushtet e shtepisë, shmangeni fjalen izolim apo distancim social etj.

Çfare dëmi psikologjik u solli njerëzve (fëmijëve)karantina

Karantina si fenomen është diçka e re. Askush nga ne as e kishte menduar apo imagjinuar që bota do “ndalonte”. Duke qenë një rast global kjo u quajt si stress kolektiv pra ne nuk jemi të vetmit që e vuajmë karatinën por e gjithë bota ka “heshtur”. Frika ndaj infeksionit, zhgënjimi, mërzitja, furnizime jo të duhura, informacionet e papërshtatshme, humbje financiare etj janë disa nga shumë gjërat që po ndodhin gjatë karantinës. Dinamika e jetës së përditshme duke rënë në një palëvizshmëri totale dhe nese kjo zgjatë shumë do sjellë dhe probleme me shëndetin mendor sidomos te fëmijët, sepse qëndrimi në izolim dëmton fushat sociale, kognitive, emocionale. Kjo është mjaft e rëndësishme sidomos për ata. psh. një nga rastet që njihet si me klasiku është rasti i Genie (emer pseudonim) vajza e cila kishte përjetuar për 11 vjet, neglizhim dhe izolim social ekstrem. Sepse kur ajo ishte 1.5 vjeçe, babai e mbylli në një dhomë dhe e mbajti prej disa vitesh, ai e lidhte Genie, me duart dhe këmbët e pa asnjë kontakt social me askënd, duke mos i dhënë stimul të asnjë lloji dhe duke e keq ushqyer. Ajo qëndroi e izoluar derisa u bë 13 vjeçe. Në nëntor të vitit 1970, autoritet e Përkujdesjes Sociale në L.A, u vunë në dijeni të kësaj ngjarjeje të tmerrshme dhe Genie u vendos nën përkujdesjen e përkushtuar të mjekëve, psikologëve, logopedëve, psikolinguistëve, psikiatërve dhe fizioterapistëve. Edhe pse puna intensive e shërbimit të multidisiplinës u bë në mënyrë perfekte, Genie nuk arriti asnjëherë të fliste si bashkëmoshatarët dhe nuk arriti dot të ndërtonte marrëdhënie të afërta dhe të qëndrueshme sociale. Kjo histori që solla është për të kuptuar rëndësinë e madhe që ka ndërveprimi social në zhvillimin e fëmijëve sidomos në vitet e para të jetës, ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse është e vetmja periudhë kur aftësia linguistike, sociale, emocionale, kognitive ka më shumë nevojë për marrëdhënie / kontakte / ndërveprimin social me të tjerët.

Si duhet menaxhuar stresi

Stresi na prek të gjithëve, por mënyra e përjetimeve është unike për secilin nga ne. Një person mund të përjetojë dhimbje koke, ndërsa një tjetër mund të perjetojë merzitje, dikush tjetër reagime fizike, këto janë reagimet e zakonshme dhe mund të përjetojnë edhe ndonjë simptomë tjetër. Hormonet e stresit si kortisoli dhe vasopresinarginini implikohen në disa gjendje të pa shëndetshme. Ekziston një listë e gjatë e efekteve të zakonshme me përvojë të stresit. Stresi na prish ekuilibrin emocional, ngushton aftësinë për të menduar qartë, ul përqëndrimin për të funksionuar në mënyrë efektive. Ndikon në gjendjen shpirtërore, mund të ndikojë edhe në imunitetin, gjë që mund të dëmtojë në fushat e shëndetit mendor dhe fizik, duke nisur nga artriti, shtimi në peshë, ose humbje peshe, pagjumësia, sëmundjet e zemrës, depresioni dhe demencia. Menaxhimi i stresit në këto kohë është gjëja me profesionale për tu bërë dhe për të vepruar. Filloni e konsiderojeni situatën post karantinim si një situatë racionale. Fokusohuni te anët pozitive, (psh tani, oksigjenin në të gjithë botën e kemi më të pastër, ose kemi më shumë kohë për të kaluar me familjarët tanë). Informacionin mereni vetem nga burime të sigurta duke evituar dezinformimin dhe lajmet toxike. Evitoni mendimet negative, mbani kontakt online me të afërmit dhe familjarët tuaj. Krijoni një rutinë të përshtatur në kushtet e shtepisë, shmangeni fjalën izolim apo distancim social, jemi në shtëpi dhe jemi në distancim fizik sepse kontaktet sociale mund ti mbajmë nga rrjtet sociale, sepse çdo gjë një ditë do kalojë. Edhe mbas netëve më të errëta vjen ditë e re.

Këshillat për qytetarët post-karantinë

Situata sigurisht nuk do të jetë ajo e më përparshme derisa të dali një mjekim për frenimin e shpërndarjes apo kurë ta trajtojë pandeminë botërore Covid-19, prandaj këshilla e parë është që të respektohen rregullat dhe normat e vendosura nga punjonjësit e shendetit dhe të rendit për të ndihmuar në mos përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. Të mundoheni të riktheheni në normalitetin e lejuar duke mos rrezikuar të tjerët po as veten. Ndihmoni të tjerët, kujdesuni për veten tuaj dhe familjaret tuaj duke ndjekur dhe disa nga hapat e thjeshta që mund t’ju ndihmojnë për të reduktuar stresin në këtë situatë pandemie botërore me plot të panjohura përpara nesh. Ndër hapat që duhet të ndiqni për të larguar stresin janë:

Lexoni sa më shumë libra.

Aktiviteti fizik ose yoga janë nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit

(rrisin përqëndrimin dhe sistemojnë ekuilibrat kognitiv/emocionalë)

Mbajtja e një ditari është shumë ndihmuese për “shkarkesat” negative.

Diskuto me njerëzit e tu të dashur dhe qëndroni me njerëz që kanë pikëpamje pozitive.

Merruni me aktivitetet që mbushin kohën e lirë se mund t’ju ndihmojë që të relaksoheni.

Dëgjoni muzikë ritmike, kerceni dhe këndoni (karaoke)

Menaxhoni kohën që mos t’ju akomulohen punët. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë.

Krijo një stil jetese të shendetshme, ushqehuni mirë, mos konsumoni cigare dhe limitoni sa të mundeni konsumimin e alkoolit.

Mbaj afër miq të mirë. Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror.

Ndrysho mënyrën e të menduarit, shikojini gjerat me pozitivitet, të parit gjërat me pozitivitet mbase nuk e ndryshojnë ngjarjen, por do ndryshojne këndveshtimin tuaj për ngjarjet dhe kjo ju ndihmon shumë për reduktimin e stresit.

Nëse gjendja stresuese mund tju bëhet e pakalueshme, atëhere mund të kërkoni këshillën e një profesionisti, psikolog, psikoterapeut, psikiater. “Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante, dhe tejkalimi i tyre është ajo që e bën jetën kuptimplot”(H.Tubman)” shpjegoi për lexuesit e Diellit psikoterapiste Valentina Telhaj. Pas këshillave dhe shpegimeve prej një profesionisteje të lartë sesi individi duhet të menaxhojë stresin dhe shëndetin mendor në kushte të një pandemie globale, psikologe keshillimi Valentina Telhaj shprehu falenderime dhe përshëndetje për bashkëatdhetarët shqiptarë në USA. “Ju falënderoj për intervistën, juve dhe organit të Federatës Panshqiptare Vatra – Neë York, ju dërgoj përqafime të përzemërta gjithë shqiptarëve aty larg mëmëdheut. Zoti ju bekoftë të gjithëve” uroi ekspertja e shëndetit mendor Valentina Telhaj.