Edmond Budina: Politizimin e ka bërë rilindja. Nuk ma bën zemra ta quaj partia socialiste. Ata nuk kanë numrat e duhur, për të mos folur për zgjedhjet moniste. Nuk e di në cilin vend të botes do qëndronte në këmbë një qeveri e këtij lloji, që i kanë dalë këto aferra. Si ajo kompania e Delawerit që nuk i hyri gjemb në këmbë njeriu.
Kryetari i bashkisë është zgjedhur me 10 përqind të qytetarëve. Duhen bërë zgjedhje, jo votime. Kjo nuk të jep legjitimitetin që te vendosësh si padron. C’janë keta padronë e çifligarë që vendosin për qytetarët? Është e turpshme që qeveria e ka politizuar në këtë farë feje çdo gjë.