Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vijon të qëndrojë këmbëkryq te “Myslym Shyri” në shenjë proteste për shembjen e Teatrit, edhe demokratët po shkojnë për mbështetje.

Gazetari i News 24, Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se te “Myslym Shyri” ka mberritur kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

“Prania ime dhe e opozitës është detyrë. Ata që kryejnë dhunë barbare do marrin përgjigjen e merituar. As do harrohen e as do falen. Do vazhdojmë me protestë”,- tha shkurt ai.

“Qytetarët e Tiranës të derdhen këtu! Koronavirusi nuk është asgjë në krahasim me ramavirusin. Ta clirojnë qytetin nga ramavirusi. Këta janë kriminelë”,- tha ai ndër të tjera.

Eksponentë të tjerë të PD-së, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi shihen teksa kanë mbërritur te vendi i protestës pak para tij.