Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se në mars- prill Shqipëria pati 38 mijë të papunë nga koronavirusi dhe tashmë është hapur thirrja e re për aplikim për pagë lufte deri më 5 qershor.

Ibrahimaj thotë se edhe nëse nuk aplikohet nga bizneset, atëhere paga e luftës 400 mijë lekë e njëjta si ajo e paketës së dytë ekonomike do i kalojë automatikisht atyre që u takon.

“Ne kemin ndjekur me kujdes ankesat si nga individët dhe tatimpaguesit që nuk kanë përfituar dot nga paketa e dytë. 38 mijë individë të larguar në mars- prill nga puna. Këta individë që janë larguar do përfitojnë nga paga e luftës që nga momenti i miratimit.

Të gjithë që do jenë përfitues të këtij ndryshimi që do të kenë mundësi deri në 5 qershor të aplikojnë. Pas datës 5 qershor nëse bizneset nuk do të aplikojnë atëhere pagën e luftës do ua kalojmë automatikisht. Duke arritur vlerën e 176 mijë personave. “- tha Ibrahimaj.