Aritz Aduriz ka njoftuar se është pensionuar edhe zyrtarisht nga futbolli profesionit, për shkak se ishte këshilluar të operohej për ta zëvendësuar ijën e dëmtuar rëndë.

Sulmuesi 39-vjeçar pritej t’i varte këpucët në gozhdë pas përfundimit të sezonit 2019/20, dhe dukej se atij do t’i dhurohej një lamtumirë e ëndërruar pasi klubi i tij Athletic do të përballet me Real Sociedad në finale të Kupës së Mbretit, transmeton Gazeta Express.

Por pandemia koronavirus bëri që futbolli të pezullohej dhe ajo ndeshje të shtyhej.

Dhe shëndeti nuk ia mundëson 39-vjeçarit të presë më gjatë.

“Ka ardhur koha. SHumë herë e kam thënë se futbolli të lërë ty para se ti ta lësh futbollin”, shkroi Aduriz në një letër të publikuar në rrjetet sociale.

“Dje, doktorët më thanë ta bëja një kontroll te kirurgu, për ta marrë një protezë për ta zëvendësuar ijën në mënyrë që t’i kthehem jetës normale”, shtoi ai.

“Fatkeqësisht trupi im më thotë mjaft më. Unë nuk mund t’iu ndihmoj bashkëlojtarëve të mi sa dua, e as aq sa e meritojnë ata. Kjo është jeta e një atleti profesionit. E thjeshtë, shumë e thjeshtë. T’i harrojmë finalet për të cilat kemi ëndërruar, sepse do të kemi kohë për të thënë lamtumirë. Dhe po, ka ardhur koha për lamtumirë, dhe këtu është fundi i rrugës për mua; i paharrueshëm dhe i mrekullueshëm, nga fillimi deri në fund. Faleminderit, nga thellësia e zemrës”, shtoi ai.