Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagon pas shembjes së Teatrit Kombëtar.Teksa ka postuar një video në Facebook, Balla citon aktorët duke thënë se “nuk përballojmë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhelis për teatrin tonë”.

Më tej Balla thotë se “ne dhe aktorët e regjisorët” meritojmë një teatër të ri.

Reagimi i plotë:Siç thanë aktorët dhe regjisorët: nuk përballojmë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhelis për teatrin tonë!50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë!Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëve pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdashës.Shqipëria do të ketë shumë shpejt një Teatër të Ri Kombëtar dinjitoz.