Këngëtarja, Xhensila Myrtezaj, ka qenë e ftuar në një intervistë me moderatori Ardit Gjebrea, ku edhe është surprizuar nga e ëma. Javën që lamë pas këngëtarja festoi ditëlindjen e saj, dhe Ardit Gjebrea kishte menduar një surprizë për Xhensilën.Në një video ku shfaqej mamaja e këngëtares, nuk munguan fjalët e ngrohta që prekët Xhensila Myrtezajn. Duke kapërdirë lotët, këngëtarja u prek nga fjalët e ndjera të së ëmës.

“Urime ditëlindjen Sila. Mami të uron edhe 100 vite të lumtura bashkë me familjen tënde të bukur, me Ajkën zemrën e nënës dhe Besin, bashkëshortin tënd të mrekullueshëm. Ju dua shumë,”- është shprehur nëna e Xhensila Myrtezajt në video-mesazhin surprizë.