“Sars-CoV-2 është një virus, nuk është një entitet i mbinatyrshëm apo një kalorës i Apokalipsit. Dhe në mesin e viruseve nuk është as në listën e më të këqijve, ne do ta mposhtim atë. Duhet të presim një ‘armëpushim’ në agresivitetin e ngjitjes gjatë sezonit të verës, por përgjigja e vërtetë vendimtare nuk do të vijë nga klima, por nga shkenca që kurrë në histori nuk ka pasur një vendosmëri dhe bashkëpunim kaq të madh”.

Është ky mendimi i virologut italian Guido Silvestri 58 vjeç, në një intervistë për ‘Il Messaggero’, i cili punon në Departamentin e Patologjive në Emory University di Atlanta dhe është drejtor i departamentit të Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në Yerkes National Primate Research Center dhe anëtar i Emory Vaçine Center.

Sipas tij përparimi i shkencës kërkon kohë, por përmend se jemi në vitin 2020 dhe jo në 1918 të gripit spanjoll dhe as në 1348-ën e vdekjes së zezë.

“Kemi në dispozicion një armatë të vërtetë shkencore dhe teknologjie kundër këtij virusi. Do të duhet kohë pa diskutim, por shumë më pak se në çdo epokë tjetër të historisë. Ky virus nuk është i aftë të fshihet në ADN-në tonë siç bën HIV, dhe as nuk është i aftë të ndryshojë me shpejtësi për të shmangur reagimin tonë imunitar”, thotë ai.

Por cilat armë po përgatit shkenca për të mposhtur armikun? “Ne jemi duke zhvilluar dhe eksperimentuar ilaçe të afta për të penguar përsëritjen e virusit dhe ilaçe të afta për të zvogëluar efektet anësore të reaksionit inflamator. Jemi duke testuar edhe një seri vaksinash të reja të cilat do të jenë së shpejti në fazën klinike. Në të njëjtën kohë, ne po mësojmë më mirë se si të trajtojmë pacientët dhe si të menaxhojmë shpërthimet epidemike, falë përpjekjeve të kolegëve tanë në kujdesin intensiv dhe epidemiologët”, thotë Silvestri.

Krahas mjekësisë, ardhja e sezonit të ngrohtë do të luajë gjithashtu rolin e saj.

Sipas tij me stinën e ngrohtë, Covid-19 bëhet më pak ngjitës dhe më pak vdekjeprurës në vendet më të ngrohta si Afrika, vendet e Gjirit, Amerika Qendrore dhe Karaibet.