Tirana po bëhet gati për poliqendrat e saj të reja, duke e transformuar kryeqytetin edhe përtej qendrës. Gjatë inspektimit të dy shkollave të reja në Don Bosko, kryebashkiaku Veliaj foli rreth ecurisë së deritanishme të këtyre projekteve që do të gjallërojnë edhe periferitë.

“Me ARSH punuam shumë mirë, ka mbaruar gjithë rruga nga Kombinati në Vaqarr; siç latë ju porosi, qendra e re do jetë një stacion autobusi përtej Kombinatit, për t’u ndjerë si lagje e Tiranës. Kështu që, familjet aty janë bërë gati, ndërkohë me rregullat e reja që u vendosën për bërjen e shtëpive, për 800 shtëpitë e Tiranës, hapim atë garë dhe për 10 ditë mbyllim atë procedurë. Vaqarri mund të jetë ndoshta një etalon se çfarë mund të ndodhë me lagjet e reja”, theksoi Veliaj.