Sipas zërave që qarkullojnë nga Turqia, kampionati turk mund të rinisë në qershor. Sipas komitetit shkencor të komisionuar nga qeveria, në fakt në 5 qershor pritet të jetë data për të rinisur aktivitetin aty ku ishte lënë por e gjitha kjo sigurisht në mungesë të publikut.

Prioriteti do të jetë ai për të përfunduar sezonin, por nëse ka dyshime mbi integritetin e shëndetit të protagonistëve, rikthimi në fushë nuk do të jetë i shpejtuar.

Turqia është një nga kampionatet e fundit që uli siparin ose e thënë ndryshe u detyrua që të mbyllte aktivitetin si pasojë e përhapjes së epidemisë së koronavirusit.