Ish deputteti i Partisë Demokratike dhe ish Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka vazhduar të flasë sot në lidhje me situatën e epidemisë së Covid19 në Shqipëri.Duke i qëndruar fort qëndrimeve të derisome, Shehu ka thënë se në Shqipëri duhet të bëhen patjetër testime masive dhe se sipas tij, “qeveria është e paaftë”.

I gjendur përballë kreut të Komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi, i cili i ka kujtuar Shehut se ai është Anestezist ndërsa Roshi epidemiolog dhe mund të flasë më shumë në lidhje me epideminë, Shehu ka shkuar përtej edhe limiteve të derisotme, kur ka sfiduar të gjithë specialistët e Task Forcës së ngritur për luftën kundër Covid19, por edhe drejtuesin e OBSH për Shqipërinë.

E pyetur nga moderatorja Eni Vasili, e cila i ka cituar deklaratat e drejorit të OBSH për Shqipërinë, “se strategjia e ndjekur nga Shqipëria është e duhura”, Shehu ka deklaruar se “unë nuk e njoh drejuesin e OBSH dhe nuk dua ‘i referohem fare deklaratave të tij, por dua të theksoj deklaratat zyrtare që honë test, test, test”. Si gjithmonë Shehu nuk e ka përmendur vazhdimin e kësaj deklarate, të cilën ia ka kujtuar deputeti socialist: “testoni, testoni, testoni por vetëm rastet e dyshuara”.

Ndërsa kur i është përmendur deklarata e sotme e Task Forcës, e cila ka thënë se nuk sheh arsye të ndryshojë strategjinë dhe se “udhëhiqet prej ndërgjegjes profesionale”, Shehu është përgjigjur se Task Forca gabon rëndë. Një deklaratë e një ish mjeku, i cili ka gjetur këtë formë të pazakontë për të mbështetur ish kolegët e tij.