Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi i vlerësoi si të lavdërueshme masat e masat izoluese të marra nga kryeministri Rama.

Ai tha se kjo është një praktikë e ndjekur nga shumë vende të zhvilluara, duke marrë përsipër edhe kostot ekonomike.

Topi shtoi në OraNews se në veriun e Itali, duke parë uljen e njerëzve në reanimacion, mendohet se rreziku ka kaluar, por, sipas tij, kjo nuk është e vërtetë.

“Mendoj që veprimi i kryeministrit për izolim në fazën e parë, është një veprim i lavdërueshëm.

Pra, nuk futemi në trajtesën politike të një individi që mund të ketë shumë gjëra për tu kritikuar, por në rastin konkret nuk ka arsye për tu kritikuar.

Gjëja e parë që është aplikuar nga vende më të përparuara ka qenë izolimi dhe distancimi, duke marrë kosto të konsiderueshme për ekonominë.

Edhe sot e kësaj dite ka debate në Italinë fqinje, në rajonet veriore, të cilët duke par uljen e numrin të njerëzve që janë në reanimacion, mendojnë se historia ka kaluar, po nuk ka kaluar.

Është intuitive, kur njeriu kalon rrezikun e madh kujton dhe fillon të shikojë përtej atij rreziku.

Problemi është se kur fillon e lehtësohet situata, të gjithë fillojnë dhe kujtojnë situatën e ekonomisë, dhe kështu është sepse kur të vijë pas epidemisë, do të ketë një pandemi, që ka të bëjë ekonomike.

Sipas raportit të FMN për 2020 Greqia mbante vendin e parë që do të ishte 10%, Itali 9.5%, SHBA 5.6%. Imagjinoni vendet si Shqipëria!